Lionel Messi fitoi çmimin më të mirë të FIFA-s për herë të tretë në karrierën e tij, për lojtarin më të mirë në vitin 2022.
Futbollisti argjentinas mundi Kylian Mbappen dhe Karim Benzeman, të cilët ishin në listën e ngushtë për këtë çmim. Pas shpalljes së fituesve, FIFA shpalli rezultatet e votimeve, se kujt i dhanë votat përzgjedhësit, kapitenët dhe gazetarët nga vendet anëtare.
Ronaldo i zemëruar me FIFA-n?
Kapiteni portugez Cristiano Ronaldo nuk ishte në atë listë. Zgjedhjen ia la Pepes, i cili votoi për Kylian Mbappen, Luka Modricin dhe Karim Benzeman. Spekulohet se Ronaldo është i zemëruar me FIFA-n. Ronaldon e shqetëson që nuk ishte në garën për lojtarin më të mirë, ndaj u distancua dhe ia la përgjegjësinë shokut të skuadrës, transmeton Fol Drejt.