Rotary si organizata dhe bashkësia më e madhe në botë për promovimin e vlerave dhe vullnetarizmit, më 11 qershor themelojnë distriktit për Kosovë dhe Shqipëri.
Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në nivelet më të larta të Rotary ndërkombëtare, duke krijuar mundësitë e zhvillimit të komunitetit, me themelimin e këtij distrikti. Si rrjedhojë e kësaj të dyja shtetet sigurojnë qasje në fonde dhe bursa për të rinj.
Siç thuhet në njoftim, kjo ngjarje rotariane organizohet nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Presidentit të Rotary Ndërkombëtar PDG Radu Popescu dhe përkujdesjen e Këshillit të Klubeve Rotary të Kosovës – KKRK.
Popescu në një vizitë të tij të fundit në Shqipëri ka treguar që për tu mundësuar krijimi i distriktit është dashur që të arrihen fillimisht disa kritere siç janë ato të numrit të anëtarëve dhe krijimin e një numri të caktuar të klubeve.
Kjo arritje e distriktit do të ndikoj pozitivisht si një mesazh edhe për gjeneratën e re për të qenë humanitar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit si dhe ndihmesën e njerëzve në nevojë.