BE-ja duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kështu është shprehur ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Fol Drejt.
Roth ka shtuar se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga BE-ja që të nis negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Roth në Twitter.
E me këtë qëndrim të tij, është pajtuar edhe Lajçak i cili ka rishpërndarë këtë deklaratë të Roth duke shkruar se “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”
Kujtojmë se Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin./FolDrejt/