Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua rreth orës 23:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/