Një rast i dhunës familjare është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, me ç’rast një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe gruas së vëllait.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:15 në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është në hetime./FolDrejt/