Një rast i dhunës në familje është rapotuar gjatë 24 orëve të fundit në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/