Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare dhe po ashtu i ka kanosur vëllain e tij. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/