Rreth orës 23:00 është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, raporton Fol Drejt.
Policia në raportin njëzet e katër orësh ka theksuar:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij. Si pasoj, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.”/FolDrejt/