Në Graqanicë i dyshuari kosovar ka rrahur nënën e tij. I dyshuari është arrestuar e pastaj është liruar, duke shkuar kështu rasti në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një zënke verbale të qasëtit që kishte pasur me nënën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.