Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Podujevë, pasi që i dyshuari u raportua se ushtroi dhunë në familjen e tij.
Rasti u raportua rreth orës 23:30, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 3 viktimave, dy femrave dhe një mashkulli kosovarë, me ç’rast viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një sopatë që dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/