Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:50 në fshatin Loxhë, të Pejës.
Siç thuhet në raport, janë arrestuar katër persona (njëri i mitur), ndërsa një femër ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), ndërsa viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./FolDrejt/