Një rrahje mes dy femrave kosovare raportohet që ka ndodhur në Prizren, ku si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.