Në fshatin Llapnasellë të Graqanicës janë rrahur dy persona mes vete, të dy shtetas serbë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të Serbisë duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.