Një rrahje mes dy personave të burgosur raportohet se ka ndodhur në Burgun e Dubravës, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një i burgosur mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull kosovar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.