Në Obiliq ka ndodhur një rrahje, ku si pasojë e saj kanë pësuar lëndime dy persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur mes katër personave meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.