Tre të dyshuar janë arrestuar në rrugën “Çamëria” në Pejë, pasi dyshohet se janë rrahur mes vete, si dhe njëri prej tyre e ka kanosur me thikë një person.
Në njoftimin e policisë thuhet se fillimisht i dyshuari i parë në një lokal e ka kanosur me thikë viktimën, i njëjti më pas është rrahur edhe me dy të dyshuarit tjerë.
Njëri nga të dyshuarit, për shkak të lëndimeve trupore, ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/