Tre burra janë rrahur mes vete në Prishtinë, ata kanë pësuar lëndime trupore.
Fol Drejt, nga raporti njëzet e katër orësh i Policisë së Kosovës, ka theksuar se ky rast ka ndodhur rreth orës 14:30, gjatë ditës së djeshme.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.”, raporton policia./FolDrejt/