Tre nxënës janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
Rasti ka ndodhur në Drenas, dje, rreth orës 10:10, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, gjatë rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe një ankues mashkull kosovar po ashtu nxënës (i mitur).
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./FolDrejt/