Tetë persona është raportuar të jenë rrahur mes veti në fshatin Pollatë të Podujevës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:05, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orës të policisë thuhet:
“Fsh. Pollatë, Podujevë, 11.04.2022-13:05. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona ku si pasoj tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë papranuar trajtim mjekësor. Të involvuarit në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”./FolDrejt/