Janë arrestuar pesë persona në Obiliq.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:35, transmeton Fol Drejt.
“Obiliq 10.04.2022 – 17:35. Raportohet se pas përfundimit të lojës së Hendbollit, ka ndodhur një rrahje. Janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra (të mitura) kosovarë. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/