Shtatorin e vitit të kaluar ndodhi një përleshje fizike për parking në Zvicër mes babait dhe djalit në njërën anë dhe dy policëve dhe tre të rinjve në anën tjetër, shkruan 20min.ch.
Babai pasi pa të rinjtë të cilët u parkuan në vendin e tij privat dhe filluan të pijnë marihuanë, shkoi dhe pas një zënke verbale filloi ti rrahë. Më vonë vjen edhe djali i tij, përcjell foldrejt.com.
Në momentet kur vjen policia, drogaxhinjtë zviceranë largohen, por diskutimi që në fakt ishte normal mes babës dhe birit nga Kosova me policët, më vonë eskaloi me përleshje fizike.
Këtu pretendimet janë të ndryshme se kush provokoi i pari. Por sipas Prokurorisë zvicerane, dy kosovarët duhet të dënohet me gjashtë vjet heqje lirie dhe dëbim për pesë vjet. Kjo përkundër që babai jetonte prej 50 vjet në Zvicër, kurse i biri prej 28 vitesh.
Por Gjykata, të dy i dënoi me kusht dhe gjobë (me rreth 13 mijë franga të dy). Dëbimi për Gjykatën do ishte katastrofal./Foldrejt.com