Një rast i rrëmbimit është raportuar në fshatin Mogillë të Kllokotit në Gjilan.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:45, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/