Përfundimi i një turniri sportiv në palestrën “Hakif Zejnullahu”, këtë të mërkurë (30.03.2022) ishte moment i keq për një nxënëse të shkollës fillore “Enver Maloku”.
Me të dalë nga salla e palestrës, ajo sulmohet fizikisht nga katër vajza – për shkak të një keqkuptimi mes tyre. Në goditje ndaj të miturës përfshihet edhe një grua e moshës madhore, e më pas aty përfshihet edhe një burrë , po ashtu i moshës madhore.
Vajzës së mitur i shkaktohen lëndime trupore nga goditjet që i merr nga këta persona.