Një rast i rrahjes grupore ka ndodhur në Çagllavicë, me ç’rast disa prej të dyshuarve që janë përfshirë në rrahje kanë marrë lëndime.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lëndime.
“Të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./FolDrejt/