Një rrahje në grup është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, me ç’rast ka rezultuar në arrestumin e gjashtë personave.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00 në Mamushë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit policor thuhet se gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta si dhe armë zjarri, si pasojë një i dyshuar mashkull ka pësuar lëndime nga arma në këmbë.
Janë arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje përveç të dyshuarit i cili është në tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/