Pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët janë sulmuar fizikisht tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të njëjtit janë vëllezër.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, përcjell Fol Drejt.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt.