Një rast i cilësuar “Lëndim i lehtë trupor & Sulmi & Vetëgjyqësia” është raportuar në polici.
Rasti raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje, dy të arrestuarit tashmë, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.
“Rrethi i Flamurit, Prishtinë 09.06.2023-22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi ë të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.