Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani nga Hellas Verona e ka kompletuar transferimin te Napoli, dhe mezi pret të fillojë këtë aventurë të re.
“Unë jam një mbrojtës agresiv, i fortë në duelet ajrore. Këto janë karakteristikat e mia kryesore”, ka deklaruar Rrahmani.
“Unë kam luajtur tash në sistemin me katër mbrojtës, madje edhe në ekipin tim kombëtar. Kështu që nuk është diçka e re për mua. Unë nuk kam shënuar në sezonin e parë në Serie A, isha i pafat, shpresoj të shënoj me Napolin”, ka shtuar Rrahmani.
Mbrojtësi “dardan”, ka thënë se është i gatshëm të luajë në secilin pozicion që i kërkon trajneri Genaro Gattuso. “Unë mund të luaj në secilën pozitë. Jam gati të luaj në çdo rol që trajneri më kërkon”, ka deklaruar ai.