Sipas Sky Italia, mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Napolin, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Rrahmani, 29 vjeç, ka qenë një anëtar integral i liderëve të Serisë A këtë sezon, duke bërë 26 paraqitje në të gjitha garat. Aktualisht ai është nën kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024, por atij i është ofruar një zgjatje e kontratës për tre vjet, me një opsion për një vit tjetër. /FolDrejt/