Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është evidentuar një rast i sulmit ndaj një zyrtari policor në Fushë Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Sulmi, sipas raportit, ka ndodhur pas një zënke që ka pasur një person me fqinjët e tij:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij dhe po ashtu ka sulmuar edhe zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës.”
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, sipas raportit, “në konsultim me prokurorin lirohet në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/