Një rrahje raportohet se ka ndodhur në Gjilan, kurse sulmuesi pas kryerjes së veprës kishte dalë jashtë shtetit të Kosovës.
Raportohet se dje ai është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Sot më 12.05.2023 në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas kryerjes së veprës kishte dalë jashtë Kosovës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.