Është arrestuar për dhunë në familje një vajzë në Prizren.
Policia raporton se ajo dyshohet se ka sulmuar prindërit dhe motrën e saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që kishte sulmuar prindërit dhe motrën e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.