Biznesmeni kinez Sun Shujun është dënuar me 20 vjet burg për abuzim me punëtorët në Ruandë.
Një gjykatë në Ruandë përmbylli gjykimin dhe shqiptoi dënime rreth aktakuzës kundër biznesmenit kinez Sun, i cili rrahu me kamxhik dy punëtorë të cilët i akuzoi për vjedhje brenda kompanisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sun u dënua me 20 vite burg, shpenzime gjyqësore dhe dëmshpërblim për punëtorët në shumën prej 2.500 dollarë secilit.
Bashkëpunëtori i tij në ngjarje dhe inxhinieri Alexis Renzaho është dënuar me 12 vite burg.
Të dënuarit kanë të drejtë ankimimi.
Incidenti ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, kur në rrjetet sociale u publikua një video, ku shihet Sun duke lidhur dy punëtorë për një pemë dhe duke i rrahur me kamxhik për gjoja vjedhje në kompani./FolDrejt/