Në qytetin e Prishtinës dje është raportuar një rast i dhunës në familje.
Aty thuhet se femra kosovare ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj, tri viktimave, dy femra dhe një mashkull, të tre kosovarë.
Si pasojë e rastit njëra prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Prishtinë, 10.03.2022 – 00:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj, tri viktimave dy femra dhe një mashkull të tre kosovarë. Si pasoj e rastit njëra prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.