EMOCIONALE: “Sot zgjodha veturën në vend të atij autobusi”, – Rrëfen gjithçka personi i cili çdo ditë kishte udhëtuar me atë autobus
Dua vetëm të bëj një sqarim, se ishte shumë e vështirë të raportosh për fatkeqësi të linjës së autobusit që unë bëj çdo ditë për të shkuar në punë. Fatmirësisht dhe çuditërisht sot zgjodha të shkoj në punë me veturë! Sidoqoftë, ajo që dua të them është se gjatë 4 orësh sa kam qëndruar pranë autobusit, unë e kam vendos veten në pozitën e të lënduarve që gjendeshin brenda autobusit. Në atë pozitë do isha edhe unë sot po të mos shkoja në punë sot me veturë! I shihja se si kërkonin ndihmë, disa nuk kishin fuqi as të flisnin, por ne nuk mundeshim të ju ndihmonim. Udhëtarët që ishin më lehtë të aritshëm, u nxjerrën jashtë nga banorët e fshatit Llaskarcë dhe nga kalimtarët e rastit. Ndërsa ata, të cilëve autobusi u kishte zënë pjesë të trupit, është dashur të presin rreth dy orë për tu nxjerrë nga rrënojat e autobusit. Na shihnin dhe i shihnim në sy, e as nuk na kërkonin ndihmë e as që mundeshim të ju ndihmojmë. Është dashur 20 minuta për të arritur makina e parë e policisë. 40 minuta për të arritur makina e parë e ndihmës së shpejtë, ndërsa më shumë se 1 orë për të arritur zjarrëfikësat me paisjet e tyre adekuate për të prerë metalin dhe për të liruar të lënduarit nga autobusi. Thjeshtë, pëson fatkeqësi dhe humb jetën duke pritur ndihmë! Shumë do të doja ta dija se çfarë kanë qenë duke bërë, POLICIA, NDIHMA E SHPEJTË dhe ZJARRËFIKËSAT në ato momente! Edhe 10 sekonda janë shumë në rast të këtillë e jo 1 orë! Turp.