Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka folur për përkrahjen që i jep shteti i tij anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Abraham, i cili, qysh në muajin mars i shkroi qeverisë së kancelarit Olaf Scholz, me anë të së cilës e kërkoi qëndrimin e Berlinit zyrtar për mundësinë e hyrjes së Kosovës në KiE, sqaroi në një intervistë për Klan Kosova se çfarë përgjigje mori.
Ai gjithashtu tregoi se si Gjermania mund të bëhet vendi i cili sponsorizon hyrjen e Kosovës në Këshill të Evropës, kjo pasi procedura kërkon që pas miratimit në Komitetin e Ministrave për anëtarin e ri të KiE-së, duhet të votojë Asambleja Parlamentare.