Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
E në lidhje me këtë, disa ditë pas sulmit, Hamzë Jashari asokohe kishte bërë një rrëfim në dy mediume, njërin shqiptar dhe tjetrin gjerman në bashkëpunim me një tjetër kroat, përcjell Klankosova.tv.
”…ata [serbët] filluan të qëllonin në drejtim tonin, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”, tha ai.
”Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve”.
”Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atëbotë, Hamzë Jashari.
Ndërkaq në rrëfimin e dytë të tij në muajin shkurt të 1998-ës, Hamzë Jashari qe i prerë se nuk do të largoheshin nga Kosova me asnjë kusht, edhe nëse Europa u hap dyert, përcjell Klankosova.tv, transmeton FolDrejt.com.
”S’kemi ku me shku na, këtu do ta bëjmë vdekjen, këtu ku të parët tanë kanë jetuar me shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen, kurrë nuk do ta lëshojmë këtu. Do t’i përgjigjemi me aq sa kemi mundësi. S’kemi ku shkojmë, i shihni sa fëmijët i kemi këtu. Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë”, ishte shprehur Hamëz Jashari.