Sulmues të armatosur dyshohet se kanë rrëmbyer 4 shtetas amerikanë në Matamoros të Meksikës.
Byroja Amerikane e Hetimeve (FBI) bën të ditur se ndaj 4 personave të cilët po udhëtonin me automjet në Matamoros, në kufirin e shtetit federal Teksas të SHBA-së, është hapur zjarr pak kohë pasi kaluan në pjesën e Meksikës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Persona të armatosur ndaluan 4 amerikanë në vendngjarje dhe i futën në një automjet”, thuhet në kumtesë.
FBI-ja ofron 50 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e shtetasve amerikanë dhe kapjen e autorëve./FolDrejt/