Një vajzë 14 vjeçare të hënën u rrëmbye në Çikatovë të Re të Drenasit.
Dy persona pasi e futën me forcë në makinë të miturën e lëshuan atë duke e shtyrë nga makina në rrugë. Atë më pas e morën disa kalimtarë rasti të cilët e dërguan në stacionin e policisë.
Të dyshuarit ikën.
E mitura u dërgua për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Televizioni kontaktoi me familjen e vajzës të cilët nuk deshën të prononcohen për këtë çështje.