Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Britani, pasi një 21-vjeçar është rrëmbyer dhe mbajtur peng nga një çift që synonte t’ia merrte veshkën për të bijën e tyre.
Prokurorët pretendojnë se çifti 60 dhe 55-vjeçar, e mbajtën të riun 21-vjeça si skllav në shtëpinë e tyre dhe planifikonin t’ia hiqnin veshkën për t’ia transplatuar të bijës së tyre 25-vjeçare.
Në një moment ai u dërgua në Royal Free Hospital në Hampstead për testet para transplantimit, ku më pas refuzoi të jepte miratimin.
Rasti u zbulua kur 21-vjeçari arriti të arratisej dhe shkoi në stacionin e policisë Staines në Surrey dhe tregoi se çfarë po përjetonte.
Çifti u arrestuan në aeroportin Heathrow më 21 qershor, kur sapo kishin arritur nga një fluturim nga Turqia./FolDrejt/