Së paku 35 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë u lënduan në rrëmujën e shkaktuar gjatë funeralit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Kerman të Iranit, shkruajnë mediat iraniane. Poashtu, sipas informacioneve të këtyre të fundit, është shtyre varrimi i Qasem Soleimani, por pa dhënë deteja më të plota.
Soleimani, kreu i forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Quds, u vra të premten në një sulm me dron amerikan në Irak. Atij ju dha lamtumira e fundit dje, në një ceremoni mortore të udhëhequr nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili vitin e kaluar i dha Soleimani-n nderin më të lartë të vendit. Khamenei u zotua për “hakmarrje të rëndë” në përgjigje të vrasjes së tij.
Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin./Foldrejt.com