Sot është rrënuar një mbindërtim në lagjen Dardania, në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin, transmeton Fol Drejt.
Në postim Rama thekson:
“Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.
Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës.”