Më shumë se 370 arka birre rrëshqitën nga rimorkioja e një kamioni në Greiz të Gjermanisë. Mijëra shishe të thyera mbushën rrugën e cila gjithashtu u la në birra.
Ndërsa kamioni lëvizte në kthesë, një pjesë e ngarkesës rrëshqiti. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, kur mjeti sapo kishte dalë nga fabrika e birrës.
“Me sa duket kutitë nuk ishin të siguruara siç duhet, përndryshe nuk do të kishte ndodhur, i tha një zëdhënës i policisë Bild.
Zjarrfikësja dhe policia u vendosën në shërbim për pastrimin e vendit të aksidentit. /abcnews.al/