Në veri të Pakistanit, tetë fëmijë vdiqën nga një rrëshqitje dheu teksa po luanin kriket pas shirave të musonit, njoftuan sot autoritetet lokale.
Ata thanë se incidenti ndodhi mbrëmë në rrethin Shangla dhe se fëmijët ishin midis 12 dhe 15 vjeç, raportoi Reuters.
Gati 15 fëmijë kishin ngritur një fushë kriketi pranë shkëmbit, i cili i varrosi pas shiut, tha për agjencinë britanike oficeri i njësisë së urgjencës së qarkut Sanaulah Khan./FolDrejt/