Shirat e dendur në Brazil kanë shkaktuar rrëshqitje dheu që kanë vrarë të paktën 14 persona në qytetet në zonën Baikada Fluminense të shtetit të Rio de Janeiro, thanë sot autoritetet shtetërore dhe lokale.
Ekipet e shpëtimit iu përgjigjën 850 thirrjeve në 24 orët e fundit dhe arritën të tërheqin 144 persona të sigurt në rajonin e prekur, thanë autoritetet shtetërore, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
“Më shumë se 70 familje kanë mbetur të pastrehë. Ne po përpiqemi të ofrojmë strehim dhe bujtina me qira për këta njerëz,” tha për Reuters Luciano Vidal, kryebashkiaku i qytetit Paraty./FolDrejt/