Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që ndodhën dje në Manipur, në verilindje të Indisë, humbën jetën 16 persona.
Zyrtarët theksuan se 70 persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në kantierin e ndërtimit të hekurudhës Tupu në Noney. Deri më tani është konfirmuar vdekja e 16 personave, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Popullata që jeton në afërsi është thirrur për evakuim për shkak të rrezikut të reshjeve të herë pas hershme.
Kryeministri i provincës Nongthombam, Biren Singh njoftoi se shtatë pjesëtarë të ushtrisë ishin në mesin e të identifikuarve.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shkroi në rrjetin social se ka folur me Singh për situatën në terren dhe shprehu lutjet për të prekurit nga fatkeqësia./FolDrejt/