Më 25 maj, qeveria e Çadit dërgoi një mision për të vlerësuar shkallën e trazirave dhe rivendosjen e paqes, duke thënë se në atë kohë humbën jetë njerëzish dhe se disa njerëz u plagosën, pa dhënë numra.
Rreth 100 njerëz u vranë në përleshjet midis minatorëve të pavarur të arit në Çadin verior më 23 dhe 24 maj, tha sot Ministri i Mbrojtjes Daud Jaja Brahim.
Dhuna shpërtheu gjatë natës në një minierë ari në lagjen malore të Kouri Bougoudi, pranë kufirit me Libinë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.