Rreth 100 shtete të botës kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga Turqia, kurse kjo e fundit deri tani e ka konkretizuar te një duzinë shtetesh, mes tjerash edhe në Kosovë dhe Shqipëri, informon foldrejt.com.
Sipas zëdhënësit të presidentit turk, Ibrahim Kallën, mes shteteve që kanë kërkuar ndihmë janë edhe Armenia dhe Izraeli. Shtete të cilat kanë raporte të tensionuara me Ankaranë për shkak të dëbimeve armene në LPB dhe trajtimit të palestinezëve, gjegjësisht.
“Por këto kërkesa për ndihma, të ardhura nga Armenia dhe Izraeli, do trajtohen pavarësisht raporteve tona politike. Ne nuk i dallojmë shtetet ose rajonet,” tha Kallën, përcjell foldrejt.com. “Ne duhet të reduktojmë dhimbjen, ne duhet të ndajmë dhimbjen. Ky është një problem global. Problemet globale mund të luftohen vetëm me bashkëpunim global.”/Foldrejt.com