Sipas gazetës “Washington Post”, policia e SHBA-së vitin kaluar vrau 1.055 njerëz.
Sipas shkrimit të gazetës, ky ishte numri më i madh i civilëve të vrarë që nga viti 2015, që kur gazeta ndjek statistikat, shkruan AA.
Të dhënat statistikore të gazetës tregojnë se vitin e kaluar policia amerikane gjatë intervenimeve ka vrarë të paktën 1.055 njerëz. Një vit më parë u vranë 1.021 persona, kurse në vitin 2019 u vranë 999.
Raporti thekson se numri i të vrarëve gjatë ndërhyrjeve policore është rritur në shtatë vitet e fundit.
Andrew Wheeler, ekspert i kriminalistikës i sektorit privat, tha se policia ishte “mjaft konsistente” në përdorimin e dhunës me përfundim fatal, pavarësisht reagimeve të publikut në vitet e fundit.
Rreth 94 për qind e amerikanëve të vrarë nga policia ishin meshkuj, kurse 85 për qind e tyre ishin të armatosur në kohën e incidentit.
Po ashtu theksohet se në mesin e të vrarëve është edhe një i mitur, transmeton Fol Drejt.
Pas vdekjes të George Floyd në vitin 2020 u organizuan protesta masive në mbarë SHBA-në dhe reagime ndaj sjelljes së policisë./FolDrejt/