Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 136 milionë e 416 mijë e 370 persona, kanë vdekur 2 milionë e 943 mijë e 203 persona dhe janë shëruar 109 milionë e 679 mijë e 487 pacientë.
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 31 milionë e 876 mijë e 296 të infektuar, 575 mijë e 612 pacientë të vdekur dhe 27 milionë e 423 mijë e 693 të shëruar.